Vendodhja

Gramsh

Rreth nesh

BioAlban - Bimë Medicinale dhe Aromatike

Jam Alban Rrodhe dhe administroj një biznes familjar, të trashëguar prej babait tim. Konkretisht merrem me grumbullim-përpunim dhe shitje me shumicë të bimëve medicinale dhe aromatike. Me këtë aktivitet kemi më shumë se 30 vjet që merremi. Fillimisht, që në vitin 1990, ka qënë babai im grumbullues i këtyre bimëve në zonën e Gramshit, ndërsa tani, pa shkëputje, jam unë që administroj këtë biznes.

Bimë Medicinale & Aromatike

Ajo çka ne ofrojmë është punë dhe eksperiencë e disa brezave në familjen tonë. Konkretisht, grumbullojmë dhe shesim mbi 120 artikuj, që janë bimë të egra të rritura spontanisht në natyrë, por që kanë vlera të rëndësishme. Ne i grumbullojmë direkt nga vjelësit tanë të zonave të Gramshit, zona malore që kanë shumëllojshmëri të madhe të bimëve medicinale.

Je vjelës bimësh medicinale dhe aromatike?

Je blerës bimësh medicinale dhe aromatike?